Disa ditë më parë doli lajmi se të rinjtë e LRI-së ashtu si çdo vit edhe këtë sezon veror do të shkonin me pushime në Jalë. Udhëtimi paguhet nga shefi i madh, Ilir Meta, por të gjithë këta të rinj kthehen në vartës pasi bëhen pjesë e grupit.
Pranë redaksisë sonë ka ardhur një mesazh denoncues nga një anëtar i LRI-së, i cili shprehet se ai së bashku me shokët e tij dhe gjithë të tjerët janë detyruar që të blejnë një revistë ku ka dalë shefi i tyre. Kjo revistë kushton 300 lekë dhe personi që i udhëheq u ka dërguar të gjithëve në grupin e mesazheve këtë njoftim.
“Ja cfarë na bejne per te vajtur ne Jale, na detyrojne o vlla. Pushimet jane falas o vlla. Po te dalin nga hundet. Un jam me pushime duhet te vete ne Tirane te bleje revisten. Kam besim te faqja juaj qe e dergova kete”, thotë denoncuesi që është pjesë e LRI-së dhe që mendon që të largohet pas të kthehet nga pushimet.