Ndikimi i Brexit në ekonomitë e Europës Lindore

Aktualisht, S&P ka pritshmëri negative lidhur me 3 nga 17 vende – Polonia, Kroacia dhe Mali i Zi, si dhe një pozicion më të stabilizuar në 14 vendet e tjera. Sipas analistëve të S&P, vendimi i Brexit mund të përkeqësojë pasigurinë politike në Europën Qendrore dhe Lindore në disa fronte.

Vendet e Europës Lindore dhe Qendrore do të ndikohen nga vendimi i Britanisë së Madhe për të lënë Bashkimin Europian, pas referendumit jodetyrues që u mbajt në 23 qershor, tha agjencia e vlerësimit S&P Global Ratings.
Rreziqet e zvogëlimit të rritjes kanë filluar të ndihen në të gjithë rajonin, tha S&P në raportin e saj Tendenca e Europës Lindore e Qendrore në mesin e vitit 2016.

Aktualisht, S&P ka pritshmëri negative lidhur me 3 nga 17 vende – Polonia, Kroacia dhe Mali i Zi, si dhe një pozicion më të stabilizuar në 14 vendet e tjera. Sipas analistëve të S&P, vendimi i Brexit mund të përkeqësojë pasigurinë politike në Europën Qendrore dhe Lindore në disa fronte.

“Vende anëtare të BE-së, por që nuk janë në eurozonë, të tilla si shtete e Vishegradit, por edhe të Europës Juglindore, si Bullgaria, Kroacia dhe Rumania, mund të frikësohen nga një rritje e dominimit të vendeve të Eurozonës, sidomos Franca dhe Gjermania, duke ndërlikuar më tej politikëbërjen brenda BE-së”. Gjithashtu, partitë euroskeptike të gjithë Europës Qendrore dhe Lindore mund ta shohin këtë erë të re ndryshimesh, si faktor që ndërlikon marrëdhëniet e rajonit me BE-në, shtuan ata.

Votimi pro-Brexit gjithashtu mund të ndikojë në vendet kandidate për pranim në BE të Europës Qendrore dhe Lindore, si për shembull Turqia ose ato të Ballkanit Perëndimor, të cilat mund t’i shohin mundësitë e tyre për anëtarësim në BE të zvogëluara.

“Me tensionet brenda BE-së në rritje, dëshira për zgjerim të mëtejshëm mund të zvogëlohet në të ardhmen. Këto perspektiva mund të rrisin tensionet politike në këto vende dhe të pakësojnë fokusin e tyre në reformën institucionale dhe ekonomike, që është një parakusht i rëndësishëm për t’u bërë anëtar i BE-së”, shtoi agjencia.

Ekonomitë e BE-së gjithashtu, mund të ndikohen nëpërmjet kanaleve të ndryshme, por kryesisht në rrjedhën e strategjive, komentoi S&P. “Një ulje e fondeve strukturore të BE-së, të cilat janë një drejtues i rëndësishëm i investimeve të sektorit publik dhe privat, me siguri do të jetë në diskutim, në periudhën e ardhshme të planifikimit financiar të BE-së pas vitit 2020″, tha agjencia.

Gjithashtu, remitancat nga diaspora e konsiderueshme e BE-së në Britaninë e Madhe mund të reduktohen, ndërkohë që flukset e tjera financiare mund të bien.

Së fundi, eksportet në Britaninë e Madhe, sidomos për Eurozonën, mund të ndiejnë një zvogëlim si pasojë e ngadalësimit të aktivitetit ekonomik që rezulton nga rritja e pasigurisë pas votimit të Brexit, përfundon agjencia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *