Diego Costa i vetofrohet Napolit dhe Interit

Interi dhe Napoli në një tjetër garë në këtë merkato verore. Pas zhurmës së krijuar nga oferta e presidentit të Napolitanëve, Aurelio De Laurentiis për Mauro Icardin, një tjetër futbollist i rëndësishëm përplas interesat e dy klubeve italiane.

Bëhet fjalë për Diego Costan, tashmë i skarcuar nga Conte në radhët e Chelseat. Në fakt rreth 10 ditë më parë trajneri italian u shpreh se nuk do ta lejonte të transferohej te Atletico e Madridit sepse ishte sulmesi i vetëm “pykë” të Blutë e Londrës, por me blerjen e Lukakut nga Evertoni 27-vjecari del i tepërt në organikë.
Menaxheri i futbollistit, Jorge Mendez, e ka kuptuar prej kohësh që një nga klinetët e tij më të rëndësishëm duhet të gjejë një tjetër ekip, pasi nuk mund të qëndrojë gjatë gjithë sezonit në stol.

Për këtë arsye Mendez ka telefonuar drejtuesit e Interit por edhe të Napolit, për të kuptuar nëse janë të interesuar për numrin 19 të “Bluve të Londrës”. Portugezi beson se Costa mund ta zëvendësojë më së miri të larguarin te Juventusi Gonzalo Higuain, ndërsa te zikaltërit do të merrte vendin e Icardit, sigurisht nëse sulmuesi argjentinas vendos të largohet nga Interi. Diego Costa është gati të nisë një aventurë të re në Serinë A, për të lënë pas një sezon plot zhgënjim, që kulmoi me mosgrumbullimin në kombëtaren e Spanjës në finalet e Euro 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *