AKTUALITET

Çela 45 milion lekë për miqtë, OSHEE përplaset me Ministrinë e Mjedisit

Nga Boldnews.al

Teksa Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) e ka hapur arkën e shpenzimeve në muajt e verës, dyshime të forta ngrihen për tenderat që po zhvillon. Boldnews.al mëson se në muajin korrik, nga ky institucion, është hapur një tender i çuditshëm prej 45 milion lekësh për Vlerësimin e ndikimit në mjedis për 3 investime në Drejtorinë Rajonale të OSHEE, Durrës.

Qytetarë të thjeshtë arrestohen për shuma të papërfillshme të faturave të papaguara të energjisë elektrike, ndërsa për milionat që shpërdoron OSHEE me tendera qesharak nuk mban përgjegjësi askush.

Në Durrës, njihet miqësia e ngushtë mes kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Administratorit të OSHEE, Ardian Çela. Për këtë shkak, ky i fundit jo pak here, hap tendera në këtë qytet për të “kënaqur” oligarkë që janë pranë kryebashkiakut por edhe Partisë Socialiste.

Mënyra më e mirë për të shpërblyer oligarkët është edhe  ky tender për vlerësimin e ndikimit mjedisor për investimet e OSHEE. Boldnews.al mëson gjithashtu se fituesi i këtij tenderi është i paracaktuar dhe se ka lidhje të forta me Bashkinë e Durrësit.

Pavarësisht kësaj, OSHEE ka tejkaluar edhe kompetencat, pasi vlerësimi i ndikimit në mjedis është një fushë që i takon Ministrisë së Mjedisit që drejtohet nga Lefter Koka, njëherësh përfaqësuesi i LSI për Durrësin. Kjo shënon edhe përplasjen e radhës mes PS dhe LSI, ku jo në pak raste konfliktet në administratë mes këtyre dy forcave politike janë bërë evidente edhe nga mediat.

Më 21 korrik është përmbyllur afati për dorëzimin e ofertave, ndërkohë që në vijim pritet të merret vesh se kush do të jetë kompania e preferuar e cila do të bëj vlerësimin e ndikimit në mjedis për llogari të OSHEE.

Duket se Durrësi do të vijojë të mbetet destinacioni ku mund të realizohen tendera të dyshimtë dhe të zhduken fondet publike të OSHEE. Më herët, Ardian Çela ka mbajtur postin e Nën/kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe njëherësh kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Oferatave në këtë institucion. Ai është paditur në Prokurori nga KLSH, për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera dhe ankande publike.

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: GJAKU I SHQIPTARËVE/ OSHEE hap thesin për oligarkët, mbi 6.2 miliard lek tendera për 40 ditë - BoldNews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top