2-vjeçarja thotë emrat e 196 kryeqyteteve në 5 minuta (Video)

Një vogëlushe vetëm 2 vjeçe është gjeni. Ajo mund të thotë kryeqytetet e 196 shteteve të botës në 5 minuta. Rakshitha Kumar nga Edinburgh mund të thotë edhe kryeqytetet më të vështira, si atë të Kazakistanit dhe Uzbekistanit.

Gjithçka nisi gjatë një udhëtimi prej 11-orësh në avion dhe prindërit e vogëlushes përpiqeshin që ta hutonin vajzën. Ata nisën t’i tregonin kryeqytetet e botës.

“Gruaja dhe vajzat u kthyen nga India në Britani në mars dhe gjatë fluturimit ne po përpiqeshim që t’i largonim mendjen Rakshitha, duke i treguar asaj që kryeqyteti i Indisë është New Dehli dhe vendin ku do të shkonim ishte Londra. Ne u befasuam kur erdhëm në shtëpi, pasi një ditë më pas ajo i mbante mend të gjithë kryeqytetet që i kishim thënë. Qëkur ishte më e vogël ajo interesohej për librat dhe memoria e saj ishte e habitshme”, tregon babai i vajzës.

capital_2954293a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *