Ancelotti kritikon fort Ribery

Carlo Ancelotti ka kërkuar nga Ribery që të sillet si kapiten – pasi nuk i pëlqejnë lojtarët që nuk kanë sjellje të mirë në fushë.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, ka qetësuar Franck Riberyn, pasi mesfushori pati një konfrontim me lojtarët e Interit në fitoren prej 4:1 të Bayern Munichut në ‘International Champions Cup’ të shtunën mbrëma.

Ancelotti tregoi se atij nuk i intereson nëse është provokuar nga kundërshtarët dhe se duhet të sillet si kapiten në fushë përderisa barti edhe shiritin e kapitenit.

“I thash atij se nuk më pëlqejnë lojtarët që nuk kanë sjellje të mirë në fushë”, tha Ancelotti.

“Nëse ishte një provokim, nuk ka rëndësi. Ai ishte kapiteni. I tash atij të ndalojë një gjë të tillë dhe pas kësaj gjithçka ishte në rregull”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *