Zjarri në burgun e Shënkollit, humb jetën një i burgosur, disa të plagosur

Të paktën një person ka humbur jetën për shkak të zjarrit që përfshiu sot burgun e Shënkollit në Lezhë, ndërkohë që ka disa të dënuar të asfiksuar dhe me lëndime.

Nga të dhëna paraprake dyshohet se viktimë e zjarrit ka mbetur 25-vjecari Flamur Sulja, gjithsesi policia nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht.

Edhe 2 persona të tjerë dyshohet se kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Viktima dhe 2 te tjeret dyshohet se ndodheshin ne te njejten dhome, ate numer 5 kur ka rene zjarri. Nuk dihet nese ka qene nje ngjarje aksidentale apo akt i te burgosurve. Dyshime ka se zjarri mund te jete vene edhe per te larguar vemendjen per arratisjen e ndonje te burgosuri. Per kete arsye ne vendin e ngjarjes kane shkuar edhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte.

“Më datë 30.07.2016 është njoftuar se në Burgun e Shënkollit në Lezhë ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore dhe zjarrëfiksja që po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit dhe menaxhimin e situates. Forcat policore Lezhë dhe në bashkëpunim me FNSH kanë marrë në ruajtje perimetrin e jashtëm të Burgut të Shënkollit. Nga raportimet e para dyshohet 1 shtetas të vdekur. Si dhe 2 shtetas të tjere janë dëmtuar të cilët janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmen e nevojshme mjekësore. Po kryhen veprimet hetimore për shkakun e zjarrit si dhe zbardhjen e plotë të situates në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit”, deklaron Policia e Shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here