Dëgjohet një e shtënë, tërbohet turma gjatë festës së birrës në Prishtinë (Video)

Një e shtënë në shesh kur po mbahej festivali i birrës ka bërë që turma të ikë dhe të vrapojë nga të gjitha anët.

Shumë nga ta kanë vrapuar në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti” e disa prej tyre janë futur në restorant duke thyer xhama dhe duke kapërcyer mbi karrige.

Një 15-vjeçar mbeti i plagosur, ndërsa nga paniku njerëzit nisën të vraponin duke shkelur njëri-tjetrin. Për pasojë raportohet për disa të lënduar. Nga frika e ndonjë sulmi terrorist, ata janë futur edhe në restorantet, hotelet dhe lokalet që janë aty pranë.
Në një deklaratë për mediat, mjekja Nerxhivane Halimi, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës tha se janë të paktën 42 persona të lënduar nga kjo ngjarje. Ata mësohet se kanë marrë lëndime nga armët e ftohta dhe ndrydhje nga paniku duke ikur, por sipas Halimit nuk ka të lënduar me armë.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhojat, ndërsa janë në kërkim të autorëve. Megjithatë, policia thotë se dyshimet janë që personi ka qëlluar në ajër dhe adoleshenti 15-vjeçar ndryshe nga sa u raportua në fillim, nuk është plagosur me armë, por me sende prerëse, që mund të ketë ardhur si pasojë e panikut.

Për më shumë, shikoni videot.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here