Ndërsa Pokemon Go ka tërhequr njerëzit anë e mbanë botës, një grup fëmijësh sirianë, viktima të luftës, kanë nisur një fushatë në rrjetin social twitter me thirrjen: Na gjeni dhe ejani na shpëtoni!
Në fotografitë të cilat tashmë kanë bërë xhiron e botës, shohim fëmijët duke mbajtur në duar një vizatim të Pokemon.
Por sipas UNICEF, kjo nuk është një lojë dhe pikërisht për këtë ka lëshuar edhe një alarm në drejtim të Sirisë. Vetëm në orët e fundit në Siri kanë vdekur 20 fëmijë dhe 35 mijë të tjerë janë në rrezik.