Partia Demokratike ka pranuar propozimin e ambasadorëve. Pas rreth 2 orësh negociata mes ambasadorëve Lu-Vlahutin, kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta, ka ardhur edhe përgjigjja e Bashës, i cili la i fundit Kryesinë e Kuvendit.
Burime nga PD pohojnë se ka dakordësi për propozimin e ri për zgjedhjen e KLGJ dhe KLP.
Oferta sipas burimeve nga negociatorët përmban një formulë hibride. Nga 11 anëtarë të KLGJ 6 i zgjedh trupa e gjykatesve ndërsa 5 zgjidhen nga Kuvendi. Komisioni qe i zgjedh duhet të mirarojë një listë në bllok që duhet të marrë katër nga pesë vota. Në rast se bllokohet zgjidhen me short.