Lajm i fundit/SHBA fshikullon sërish Bashën për reformën në drejtësi

Ambasada e SHBA ka lëshuar sërish kritika të forta ndaj lidershipit të PD, Lulzim Basha për dështimin e reformës në drejtësi. Në një deklaratë të dërguar fillimisht në Emisionin “Tonight” në RTV Ora News, ambadasori Donald Lu shprehet se PD ka nxjerrë një pretendim të ri.
Më poshtë deklarata e SHBA ku më pas është postuar edhe në FB:
Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.
Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet etij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *