Nga Boldnews.al
I përfshirë një skemë të errët interesash personale, italiani kontrovers Carlo Bollino ka shfrytëzuar mediat e tij për të promovuar importimin e mbetjeve urbane në Shqipëri.
Në një kronikë televizive të detajuar dhe të transmetuar në Report TV, vlerësohet maksimalisht propozimi i projektligjit të 3 deputetëve Eduart Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni. Në projektligj thuhet se në Shqipëri duhet të hyjnë inerte dhe mbeteje urbane jo të rrezikshme. Kronika e Bollinos e mbështet fuqishëm këtë nisëm, pasi sipas italianit të shqiptarizuar në Shqipëri ka kompani të cilat trajtojnë mbetjet e riciklueshme.
Më tej, në kronikën e servirur për publikun, i shtohet edhe një intervistë me një nga firmëtarët e nismës importin e mbetjeve, Ervin Bushati. Ky i fundit shprehet se në vendin tonë do të vijnë vetëm ato lloj mbetjesh që riciklohen dhe nuk do lejohet ardhja për t’u djegur.
“Është shumë e rëndësishme që të thuhet dhe të vendoset në ligj që ato që nuk do të përpunohen të mos sillen në Shqipëri pra jo që të vinë këtu me sistemin e incenerimit pra që të merren mbeturina që vetëm të digjen këtu.”- shprehet Bushati për Report TV.
Për t’i dhënë edhe më tepër peshë këtij megaskandali, Bollino shprehet në kronikën e porositur se projektligji është diskutuar në Komisionin e Vempritarisë Prodhuese, ku ekspertët e mjedisit, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe Shoqata e Ricikluesve kanë thënë se janë dakord për importin për efekt riciklimt.
Por kronika televizive është pjesë e asaj marrëveshje të errët që po zhvillohet nën rogozë për importimin e mbetjeve urbane me qëllim që të riciklikohen nga kompani të lidhura fuqishëm me italianin Carlo Bollino.
Boldnews.al raportoi se Bollino vizitoi pak ditë më parë Veronën. Burime të sigurta bëjnë me dije se ai ishte edhe “kumbari” i marrëveshjes mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe homologut të tij italian Flavio Tosi.
Në fakt, marrëveshja e lidhur në Verona është finalizuar më herët me krijimin e një kompanie “Eco Tirana”, në 22 qershor 2016. Kjo kompani është një “joint venture” mes Bashkisë së Tiranës me 51% të aksioneve dhe Bashkisë së Veronas, e cila përfaqësohet nga “HOLDING AGSM ALBANIA”, me 49% të aksioneve. Kjo e fundit ka hyrë në Shqipëri në 2014 falë ndërhyrjes së Bollinos, ndërsa interesi parësor ishte që të merrte me koncension përpunimin e mbeturinave në Tiranë.
Boldneës.al do të raportojë në ditët në vijim të tjera afera jo transparente që Bollino ka ndërmarrë në kurriz të taksa-paguesve shqiptar, natyrisht me mbështetje politike të qeverisë aktuale.