Akuzoi gjyqtarin Aliaj, Prokuroria merr në pyetje Tahirin

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri do të pyetet nesër në Prokurori lidhur me akuzat që ka bërë pak javë më parë ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.

Burime nga organi i akuzës bëjnë ditur për panorama.al se gjatë paradites së nesërme, ministri do të japë shpjegime lidhur me akuzat e ngritura në media. Arjan Aliaj ishte gjyqtari që pezulloi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako duke e akuzuar për përgjim të paligjshëm me anë të pajisjes IMSI CATCHER.

Pas pezullimit të Çakos, Tahiri tha në një konferencë për shtyp se, argumentet ligjorë të gjyqtarit janë banale dhe nuk kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve të vendit, por me prapavijë politike. “Nuk janë argumente për të mbajtur në arrest shtëpie, por për të bërë qokën e radhës politike. Gjyqtarë të tillë nuk janë të denjë për t’i shërbyer qytetarëve. E gjitha kjo bëhet për të penguar reformë në drejtësi”, tha Tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *