Vdes bosi italian i Cosa Nostra-s, Bernardo Provenzano

Kapoja i Cosa Nostra-s, Bernardo Provenzano nuk jeton më. 83-vjeçari, i sëmurë prej kohësh dhe i njohur si bosi i mafias italiane u arrestua pas arratisë 43-vjeçare më 11 prillin e vitit 2006, në një fermë të Korleoneve, pak metra nga shtëpia ku banonte familja e tij.

Të gjitha proceset gjyqësore të bosit të mafies, i cili prej kohësh ishte i shtrurar në spitalin “San Paolo” të Milanos, u ndërprenë për shkak të gjendjes shëndetësore të Provenzanos, i cili nuk mund të merrte pjesë gjatë seancave.

Shumë njerëz dyshuan tek raportet e mjekëve që thoshin se ai vuante një dëmtim i rëndë i kujtesës dhe fjalët që nxirrte nga goja ishin të pakuptueshme.

Pas arrestimit të Toto Rinës, babai i padiskutueshëm i Cosa Nostras u bë ai, fantazma e Corleones, gjakatari i Siçilisë. Don Bernardo Traktori Pronvenzano. E quanin traktori se sipas gojëdhënave i merrte rivalet përpara me armën e tij si një traktor.

Historia e tij 43- vjeçare si i arratisur, e shndërroi këtë mafioz në një njeri të zgjuar në sytë e të tjerëve.

Ai ishte në gjendje të drejtonte perandorinë e mafias me ndihmën e “pizzinit”, shënime të shkruara me shkronja të vogla që dorëzoheshin dorë më dorë nga ndihmësit e tij.
Katoliku Provenzano kishte me vete pesë Bibla në momentin e arrestimit; një prej tyre ishte e shkruar me shënime të fshehta, që besohet se ishin kode për disa nga sekretet më të vjetra dhe më të errëta të mafias që ai ka udhëhequr.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *