Përveçse ka efekte tepër pozitive për mirëfunksionimin e organizmit te njeriut, vitamina A mundëson edhe një funksionim më të mirë të mushkërive.
Funksioni i mushkërive te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë konsumuar vitaminë A, ka qenë më i mirë se i atyre fëmijëve, nënat e të cilëve nuk kanë konsumuar sasi të duhura.
Vitamina A është e rëndësishme edhe për shumë aspekte të tjera të shëndetit, në veçanti për shikim.
Nëse nuk konsumohet mjaftueshëm me anë të ushqimit kjo vitaminë duhet të merret me anë të suplementeve, tabletave të pasura me këtë vitaminë.
Ushqimet më të pasura me vitamina A janë perimet me gjethe e me ngjyrë jeshile më të errët të cilat kanë dhe vlera më të larta ushqyese. Konsumi i perimeve është i domosdoshëm për të ndaluar mungesën e vitaminës A dhe hekurit.
Këto vitamina janë shumë të rëndësishme për vetitë e forta antioksiduese. Veti të cilat neutralizojnë efektin e radikaleve të lira që janë substanca të prodhuara gjatë proceseve normale të organizmit, por që janë shumë të rrezikshme nëse nuk neutralizohen. Radikalet e lira mendohen se luajnë rol në sëmundjet e zemrës, plakjen dhe sëmundjet kanceroze.