Policia amerikane ka ekzekutuar një tjetër të ri amerikan me ngjyrë në Minesota. Në këtë vend po bëhen protesta të shumta lidhur me një tjetër vrasje nga policia të një njeriu me ngjyrë.
Viktima është Philando Castile. Ai u qëllua brenda në makinën e tij në prani të të dashurës që ka filmuar të plotë ngjarjen dhe e ka hedhur në Facebook. Ai u ndalua nga policia për shkak se kishte një fener të thyer.
Ndërsa po afrohej polici, i riu i ka thënë se kishte leje për të mbajtur armë, por në momentin që futi dorën për të nxjerrë dokumentin është qëlluar nga uniformat e policisë. Pamjet janë të rënda ndaj u kërkohet personave të ndjeshëm të mos i shohin ato.