Ditëlindja e një 20 vjeçari nga Kosova ka rezultuar fatale për të. Ai ka humbur jetën pasi është mbytur në një liqen në Berlin të Gjermanisë.
Behar Xheladini nga Podujeva i lindur më 28 qershor 1996, u fut në liqen për t’u freskuar, por nuk mundi të dilte më prej andej.
Zhytësit e kanë kërkuar katër ditë derisa e kanë gjetur kufomën, ndërsa ekspertiza ka vërtetuar se i ndjeri ka vdekur si pasojë e mbytjes.