Bes Kallakut duket se ka rënë në “dashuri” me bukurinë rrezellitëse të këngëtares nga Kosova, Linda Morina.
Aktori i humorit i është përgjigjur me një foto të kompozuar njësoj, fotos së Lindës, e cila pozon e shtrirë në një lëndinë plot lule, ndërsa komenton “Poshtë apo lart”, postim që është pritur me humor nga fansat e tij.
Linda Morina është e njohur për këngët e saj me motive popullore si “Unë jam bomba”, “Kacurrele”, “Këngë për Presidentin e Ri”, “Për Jabllanoviqin”, etj.