Aksidentet në rritje/ Ku përfunduan 1.5 miliardë lekë për sigurinë rrugore?

Në tremujorin e parë të 2016 aksidentet rrugore pësuan një rritje vjetore me mbi 10% njoftoi INSTAT nepermjet Buletinit Statistikor.

Kjo edhe pse fondet për sigurinë rrugore vitin e kaluar janë rritur ndjeshëm, duke arritur në 1.5 miliardë lekë, sipas buxhetit.

Fokusimi i politikës së re qeverisese për të rritjen e sigurisë rrugore me qëllim uljen e aksidentëve në rrugë me 40 për qind (viti referencë 2009) deri më 2020, duket se nuk po funksionon.

Vitin e e kaluar fondet për sigurinë rrugore arritën në 1.5 miliardë lekë nga më pak se 100 milionë lekë që ishin këto fonde para 2009, sakaq viktmat nga aksidentet në rrugë ngjajnë me një bilanc lufte.

Numri i aksidenteve arriti në 421 në tremujorin e parë 2016, nga të cilët 56 humbën jeten.
Numri i personave të vdekur në këtë tremujor u rrit me 3.8 për qind në krahasim me të njëtën periudhë të 2015.

Numri i personave të plagosur ishte gjithsej 500, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar pesoi rritje 3,3 %. Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, numri i personave të plagosur femra është rritur 11,3 %, ndërkaq tek meshkujt ky tregues nuk paraqet ndryshim, raportohet nga INSTAT.
Na një analizë më të hershme të Bankës Botërore thuhet se shkaku kryesor i aksidentëve është planifikimi i rrugëve, duke përfshirë dhe rastet kur për shkak të planifikimit përzihen përdoruesit vulnerabël të rrugës në trafikun (për shembull, për shkak të mungesës së kryqëzimeve apo trotuareve).
Në bazë të këtij konkluzioni më qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen e huasë prej 65.9 milionë eurosh, shumë e cila do të shkojë me qëllim mirëmbajtjen e dhe sigurinë në rrugë, që parashikon ruajtjen e aseteve rrugore, për të siguruar investimin e madh të Qeverisë shqiptare në rreth 1400 km rrugë që do të mirëmbahen me një standard të ri.

Kjo hua është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga Qeveria Shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe infrastrukturës nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe parashikohet të përfundojë më 31 Dhjetor 2021).

Mirëpo edhe pse fondet për sigurinë rrugore po vijnë më rritje, aksidentet në rrugë po vijnë në trend rritje gjithashtu/ Monitor.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *