Rrafshohet “Qemal Stafa”, ja çfarë ka ngelur nga stadiumi (FOTO)

Prej më shumë se një muaji stadiumi “Qemal Stafa” po i nënshtrohet prishjes nga fadromat.

Stadiumit tashmë i ka mbetur vetëm pjesa që mbart edhe emrin në tabelën e vendosur mbi të. Tribuna qendrore është e vetmja pjesë nga impianti në kryeqytet që ka shërbyer për disa dekada si impianti i vetëm ku mund të zhvilloheshin ndeshje ndërkombëtare.

Të gjitha tribunat e këtij impianti janë rrafshuar tashmë dhe ajo që ka mbetur është vetëm tribuna qendrore, për shkak se ajo mbart edhe shkallaren dhe pjesën hyrëse që është edhe “Monument Kulture”.

Për këtë të fundit është vendosur që të ruhet dhe të shërbejë me të njëjtat funksione (edhe estetik si fasadë, por edhe funksional si hyrje dhe shkallare) në impiantin e ri, për të cilin kanë nisur punimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *