Grabitja në Rinas/ Shtyhet seanca, ja pse u tërhoq gjyqtarja

Është shtyrë seanca gjyqësore për caktimin e masës ndaj 5 punonjësve të Aeroportit të Rinasit, të cilët janë vënë nën akuzë për grabitjen e së enjtes.

Kjo pasi gjyqtarja e Krujës që do të caktonte masat e sigurisë për personat e ndaluar për grabitjen në Rinas është terhequr nga gjykimi. Ajo ka thënë se ka konflikt interesi, ka lidhje me një prej të ndaluarve lidhur me ngjarjen, pikërisht me njërin prej punonjësve të ITC që ruan aeroportin e Rinasit. Ai është Fadil Jonuzaj.
Të ndaluarit për grabitjen janë: Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza; Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të Sigurisë (patrullës” të ICTS¬Albania); Vangjel Nikolla, mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale; Kujtim Picari, mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *