La Gazzetta Dello Sport: “Shqipërisë i nevojitet një mrekulli, tifozë me Italinë

“Shqipërisë i nevojitet një mrekulli: janë tifozë me Italinë dhe kundër Portugalisë”, është një nga artikujt e të përditshmes italiane “La Gazzeta Dello Sport”.

Në një artikull kushtuar Kombëtares sonë ajo shpjegon të dy skenarët që duhet të plotësohen gjatë ditës së sotme në mënyrë që skuadra e De Biazit të arrijë të kualifikohet mes 16 ekipeve më të mira.

“Rezultatet e djeshme ulin ndjeshëm shpresat e Shqipërisë për të kaluar në fazën tjetër si një prej 4 të tretave më të mira”, thekson e përditshmja sportive italiane, e cila shpjegon se për momentin, kuqezinjtë kanë gjithçka kundër falë një golavarazhi më negativ sesa ekipet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *