Policia në Belgjikë ka bërë arrestime në një operacion të madh kundër terrorizmit, gati tre muaj pas sulmeve vdekjeprurëse me bomba në Bruksel.
BBC njofton se personat e arrestuar gjatë natës së mbrëmshme janë të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste, thonë prokuroret,.
Të arrestuar ishin në mesin e 40 personave të ndalur për marrje në pyetje.
Policia ka kryer bastisje në 16 komuna, kryesisht rreth Brukselit, si dhe ka kontrolluar 152 garazhe të mbyllura.
Më 22 mars të këtij viti, sulmet me bomba vranë 32 njerëz në aeroport dhe stacion të metrosë në Bruksel.