Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur djemtë e kombëtares shqiptare para nisjes së tyre për në Francë.
Ai ka zhvilluar një takim në hotelin Wintergarten në Bergamo të Italisë me ekipin e Kombëtares shqiptare të futbollit duke i uruar fat për Europianin 2016 që zhvillohet në Francë.
Ai ka postuar një foto me kapitenin e Kombetares Lorik Cana dhe shkruan:
Mirupafshim ne France Ne percjelljen e kuqezinjve per ne finalet historike te Euro2016 #ForcaShqiperia