​37 të lënduar nga turbulencat e aeroplanit në Londër (FOTO)

Të paktën 37 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kanë mbetur të lënduar pasi aeroplani i kompanisë “Malaysian Airlines”, i cili po udhëtonte nga Heathrow në Londër, pësoi turbulenca të rënda.

Pasagjerët në aeroplan kanë postuar fotot e dëmit të shkaktuar në aeroplan, pas uljes së tij në mënyrë të sigurt.

Harith Azman, i cili po kthehej nga pushimi, ka shkruar në Facebook, se ai ishte në mesin e pasagjerëve në aeroplan dhe thotë se piloti ka bërë më të mirë që të kthejë të gjithë në shtëpi të shëndosh.

Aeroplani po udhëtonte në kohën kur moti ishte i keq, shkruan The Independent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *