Kosova merr 700 milionë euro në vit nga Diaspora

Kosova për çdo vit pranon nga 600 deri 700 milionë euro nga diaspora, ky është rezultati i studimeve në konferencën “Diaspora-investimet dhe punësimi” që po mbahet në Prishtinë.

Diaspora ka qenë dhe do të vazhdon të mbetet e një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Pos prezantimit të projekteve për investime, në konferencë po debatohet edhe për mundësitë që ofron legjislatura e re në Gjermani, si shans real i punësimit të qytetarëve të Kosovës në këtë shtet, por edhe specifika të veçanta për çështje që ndërlidhen direkt me avancimin dhe përgatitjen profesionale të të rinjve në vendin tonë.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami duke folur për reformat fiskale tregoi se ka përmirësime në fushën e të bërit biznes. Edhe ambasadorja gjermane në Kosovë Angelika Viets çmoi lart kontributin e diasporës për Kosovën e cila tha se në dy vitet e ardhshme Kosova do të ketë një rritje ekonomike deri 4 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *