Real Madrid shpallet ‘mbret’ i Europës, mposht me penallti Atleticon

Reali i Madridit shpallet mbreti i Europës pasi triumfoi duke mposhtur me penallti Atletico Madridin.
‘Los Blancos’ shkruajnë historinë pasi si askush më parë kanë fituar 11 herë kompeticionin më të rëndësishëm evropian.
Klubi i Realit të Madridit 14 herë ka dalë në finale ku së bashku me të sotme e ka fituar plot 11 herë këtë trofe.

Real Madrid fiton finalen e Champions League pasi mposhti Atletico Madrid, pas 11-metërshave, duke u shpallur për herë të 11-të kampion i Europës. 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën 1-1, pasi goli i Carrasco “anuloi” golin e Ramos, ndërsa në kohën shtesë nuk pati gola. Saktësia e “Los Blanco”-s nga pika e bardhë bëri që skuadra e Zidane të fitojë trofeun, duke përsëritur finalen e vitit 2014, ku mundi sërish Atletico. Derbi i Madridit në finalen e Champions League u luajt në “San Siro” Në fillim, Real Madrid u shfaq i rrezikshëm gjatë një goditje standarte, por topi i goditur nga Karim Benzema, nga një distancë e afërt me portën, u prit në mënyrë të mrekullueshme nga portieri Oblak.

Faktikisht, Benzema i mori kohën edhe shokut të tij Kasemiro, që po vinte nga pas shpine dhe do të kishte shënuar nga një pozicion më i favorshëm. Gjithsesi, kjo ishte prova e përgjithshme e golit që do të vinte pak më vonë… Sergio Ramos shënoi golin e avantazhit për Real Madrid Pas vetëm çerekore lojë, Real Madrid gjatë golin e avantazhit, me anë të Sergio Ramos. Gjatë një goditje standarte të ekzekutuar nga Toni Kroos, topi u devijua me kokë nga Gareth Bale dhe shkoi në qendër të zonës, atje ku kapiteni i Real Madrid, në pozicion të dyshimtë jashtë loje, shënoi. Sergio Ramos kishte shënuar edhe në finalen e viti 2014, golin e barazimit në minutën e fundit. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për skuadrën e Zinedine Zidane.

Antonie Griezmann humbi penalltinë për Atletico Madrid në fillimin e pjesës së dytë Pjesa e dytë nisi menjëherë me 11-metërsh në favor të Atletico Madrid, pas fuallit që Pepe shkaktoi ndaj Fernando Torres në zonën e Real Madrid, por nga pika e bardhë Antonie Griezmann, golashënuesi më i mirë i Atletico në këtë sezon, goditi traversën duke humbur mundësinë më të artë për të vënë baraspeshën. Skuadra e Diego Simeone e nisi me një marsh tjetër fraksionin e dytë të lojës. Real Madrid e mbylli pjesën e parë në avantazh Atletico Madrid nuk arriti të konkretizojë dominimin në minutat e para të pjesës së dytë, ndërsa Real Madrid nuk u shfaq shpesh herë i rrezikshëm në kundërsulm, megjithatë, 20 minuta para fundit, Benzema pati mundësinë të shënonte golin e dytë, por nuk e shfrytëzoi dhe e përplasi topin te portieri Oblak, pavarësisht se Cristiano Ronaldo po priste pasimin, i vetëm në qendër të zonës së Atletico Madrid. Pritjet e Jan Oblak mbajtën në lojë Atletico Madrid Dhjetë minuta para fundit, Oblak i tha “jo” tentativës së Gareth Bale, teksa Atletico Madrid u shpërblye menjëherë më vonë me golin e barazimit.

Juanfran dha një krosim nga e djathta në zonë, atje ku Yannick Carrasco i vodhi kohën mbrojtjes së Real Madrid dhe mposhti portierin Navas me një goditje të saktë nga distancë e afërt me portën. Ashtu si në vitin 2014, 90 minutat e kohës së rregullt në derbin e Madrid në finalen e Champions League u mbyllën 1-1. Yannick Carrasco barazoi për Atletico Madrid Gjatë kohës shtesë të dyja skuadrat nuk patën energjitë e duhura për të bërë diferencën dhe patën më shumë frikë nga humbja, sesa dëshirë për të fituar. 30 minutat e shtesës u mbyllën pa gola dhe duheshin penalltitë për të caktuar skuadrën kampione të Europës në “San Siro”. Vëmendja kaloi e gjitha mbi Jan Oblak dhe Keylor Navas.

Në 30 minutat e shtesës nuk pati gola Vasquez shënoi 11-metërshin e parë për Real Madrid, ndërsa Atletico Madrid u përgjigj menjëherë me golin e Griezmann, që këtë herë shënoi, ndryshe nga ajo që ndodhi në pjesën e dytë. Marcelo dhe Gabi, gjithashtu nuk gabuan 11-metërshat e dytë. Gareth Bale i çoi shifrat 3-2 për Real Madrid, kurse Saul në 3-3. Sergio Ramos shënoi penalltinë e katërt për Real, teksa nga Atletico u ndëshkua nga gabimi i Juanfran, i vetmi që humbi penallti. Në këto kushte, penalltia e Ronaldo vulosi fitoren e skuadrës së Zidane, që ngjitet në “Olimpin” e Europës.


Sergio Ramos Penalty Goal Real Madrid 5-4… by life-goals

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *