Një nënë në Indi ka sjellë në jetë vajzën e saj që peshon 6 kilogram e 800 gramë, që mendohet të jetë femra më e rëndë e lindur ndonjëherë në botë.
Nandini 19-vjeçe i ka uruar mirëseardhjen në këtë botë fëmijës së saj të parë, falë ndërhyrjes kirurgjike me prerje cezariane, shkruan Telegrafi.
“Gjatë përvojës time 25-vjeçare, asnjëherë nuk kam parë fëmijët kaq të madh. Ajo është mrekulli e Zotit”, ka deklaruar mjeku Venkatesh Raju.
“Besoj se nuk është vetëm bebja femër më e madhe e lindur ndonjëherë në Indi por edhe në botë”, ka shtuar ai.