Gjendet i vdekur një 80 vjeçar në Korçë, jetonte në një barake

Ditën e sotme është gjetur i pajetë një i moshuar, rreth moshës 80 vjeç në rrugën Korçë-Voskopojë, në afërsi të një barake. Viktima është Anesti Simaku.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se ky shtetas, nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se vdekja e tij mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *