Sherr për të dashurin, adoleshentet rrahin shoqen në Berat

Sherret mes adoleshenteve në shkolla dhe jashtë saj janë të njohura tashmë për publikun shqiptar. Por përveç perceptimit të parë keqardhjes, ajo që çdo person mendon është se ku e ka burimin gjithë ky mllef e kjo dhunë e të rinjve?!  

Një video e tillë vjen nga Berati, e publikuar nga Jetaoshqef. Një grup vajzash kanë kapur për flokësh një vajzë tjetër në shkollën “Kristaq Capo” të këtij qyteti dhe nuk e lëshojnë derisa mes tyre hyn një djalë.

Goditja është e pamëshirshme madje nuk ka vetëm shkulje flokësh, por edhe shkelma në stomak.

I çuditshëm është reagimi i viktimës. Ajo nuk tenton të ndërmarrë asnjë veprim kundër këtyre vajzave të tjera, thjesht pret goditjet dhe talljet që vijnë ndaj saj.

Arsyeja e sherrit? “Punë të dashurish. Vajzën e kanë inat të gjithë prandaj nuk është futur njeri ta ndihmojë”, ka thënë personi që ka dërguar videon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here