Kapet hajduti serial i Kamzës, ja vjedhjet e dokumentuara

Ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Kamzës. Pas dhjetëra vjedhjeve, policia ka arritur të vërë në pranga një 29-vjecar nga Tirana.

Sipas informacioneve zyrtare, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5, ndaluan një për veprën penale “Vjedhje” shtetasin Petrit Aruci, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje.

Ndalimi i tij u bë, pasi dyshohet se më datë 03.05.2016, ka vjedhur banesat e shtetasve A. H. dhe Sh. Sh.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Petrit Aruci, janë gjetur një sasi sendesh të vjedhura në banesat e shtetasve të mesipërm si dhe ne ngjarje te tjera në zonën e Kamzës.
Sendet e gjetura dhe të sekuestruara në cilesine e provës materiale:

1. Një trapan i markes BLACK&DECKER
2. Një pompë uji zhytese, e markës APC TECHNOLOGY
3. Një monitor Kompjuteri, HP
4. Një pompë uji e markës PEDROLLO
5. Një sharë druri elektrke e markës AZQELIK TSEK
6. Një gjenerator i markës HONDA
7. Një matrapik i markës BOSCH
8. Një pompë uji e markës DAP
9. Një kuti metalike me çelesa, te llojeve të ndryshme
10. Disa rrokelë me tel elektrik me ngjyra të ndryshme

Gjithashtu është arritur të dokumentohet se shtetasi Petrit Aruci është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë nr 5 Tiranë:

➢ Vjedhje e mbetur në tentative e banesës së shtetasit Sh. Sh., ngjarje e ndodhur më datë 13.01.2015
➢ Vjedhje e banesës së shtetasit N. S., ngjarje e ndodhur më datë 24.01.2016.
➢ Vjedhje banese e shtetasit A. C., ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2015.
➢ Vjedhje e lokalit të shtetasit N. Z., ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2016.
➢ Vjedhje e banesës së shtetasit K. M., ngjarje e ndodhur më datë 28.02.2016.
➢ Vjedhje e banesës së shtetasit Sh. L., ngjarje e ndodhur më datë 11.04.2016.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *