Emiljano Shullazit, i arrestuar për gjobëvenie dhe marrje të pasurisë përmes kërcënimeve, i është refuzuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda kërkesa e tij për lirim dhe procedim në gjendje të lirë.
Bashkë me të kanë kërkuar lirinë Gilmano Dani dhe Blerim Shullazi. Mësohet se avokatët e të pandehurit kanë kërkuar nga gjyqtarët lirimin e menjëhershëm të Shullazit dhe kanë pretenduar ndalim të paligjshëm të klientit të tyre dhe njerëzve të afërt me të.
Gjithashtu, avokatët kanë pretenduar se prokurorët nuk kanë asnjë provë për akuzat që kanë ngritur, për “gjobëvënie”, “kanosje”, etj.
Nga ana e tij Shullazi ka depozituar një kërkesë ku thotë se nuk dëshiron të vijë të ndjekë seancën për masën e sigurisë në gjykatë.
Në përfundim të masës së sigurisë në apel do të vazhdohet masa ndaj Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit.
Shullazi nuk pranuar masën e arrestit me burg që më herët dha gjykata e shkallës së parë. Ai u transferua pak ditë më parë në Tiranë, duke lënë qelitë e burgut të sigurisë së zakonshme, në Elbasan.
Kjo lëvizje është bërë për lehtësi, pasi ditën e sotme ai kërkon në Apel zbutjen e masës së sigurisë. Ai, së bashku me Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin gjendeshin në burgun 302, deri sa u transferuan në tre burgje të ndryshme javën që shkoi. Shullazi u dërgua në Elbasan, ndërsa Blerimi te 313ta dhe Dani në FushëKrujë.