Grupi muzikor nga Britania “Rolling Stones” ka kërkuar nga kandidati për president të Amerikës Donald Trump që mos i përdorë këngët e tyre gjatë mitingjeve të tij zgjedhore.
Grupi dje ka bërë të ditur se nuk i ka dhënë leje shtabit zgjedhor të Trump që të shfrytëzojë këngët e tyre dhe se kanë kërkuar që menjëherë të ndalojë përdorimin e muzikës së tyre, shkruan tg.
Trump në tubimet e tij zgjedhore përveç këngëve të “Rolling Stones” ka shfrytëzuar edhe këngët e Elton John, opera dhe muzikë rok.
Njëra nga këngët që shpesh dëgjohet në mitingjet e tij është kënga e “Rolling Stones” nga viti 1969 e quajtur “You Can’t Always Get What You Want”.