Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është drejtuar deputetit të PS-së, Taulant Balla që të ndryshoj qëndrim ndaj Sali Berishës.
Ai i ka thënë se nuk ja vlen të merresh me Berishën pasi ai nuk duhet dërguar në prokurori por në urgjencë.
“Taulant të kam thënë dhe herë tjetër, nuk merret seriozisht Saliu. Saliu nuk duhet çuar në prokurori por në urgjencë sepse është një një fazë rrëshqitje të pandalshme. Kjo rrëshqitje është problem i partisë së tij. Për sa ai deri dje ishte problem i popullit edhe ky i fundit e zgjidhi”.
Pas fjalës së ish kryeministrit Berisha, kreu i qeverisë Rama ka dalë në foltoren e parlamentit duke thënë se kishte shumë kohë që nuk rrinte ta dëgjonte atë se çfarë fliste ish kreu i opozitës. Sipas Ramës çështja kryesore e vendit në këtë kohë është reforma në drejtësi dhe nuk tha se Berisha as nuk e përmendi këtë reform në fjalimin e tij.
“Kisha kohë që nuk rrija të dëgjoja Saliun se është e njëjta këngë. Isha këtu se doja të dëgjoja për reformën në drejtësi. Nuk dëgjova asnjë fjalë. Bëri një terroristje të gjatë me një lum fjalësh me të cilin nuk ja vlen të merresh veçse të vësh theksin në 2 – 3 gjëra. Mu duk sikur ishte anti Samiu. I ka mbetur ora aty ku shqiptarët e morrën me shuplaka”.
Boldnews