Një grua shtatzënë, bashkë më bashkëshortin e saj dhe dy fëmijë të tjera janë në gjendje të rëndë spital. Ata janë dërguar para pak çastesh pas një aksidenti të ndodhur në lagjen “Veternik” në Prishtinë.
Mësohet se gjendja e tyre është e rëndë. Ndërsa i plagosur është edhe një person tjetër, i cili ishte në makinën tjetër, që sipas burimeve të policisë, ka shkaktuar aksidentin.