Nëse ka një demokraci në botë, të drejtë, të pashmangshme, të ashpër, ajo është demokracia e celulitit.
Nuk kursen asnjëren dhe secila prej nesh e lufton me të gjitha mënyrat e mundshme: Kremra, trajtime, sport, të ushqyerit të shëndetshëm, kirurgji, etj.
Përpos këtyre kurave anticelulit ka rroba që janë armiqtë e formës sonë fizike: Xhinset shumë të ngushta apo takat e larta që ndryshojnë qarkullimin e gjakut në këmbë.
Nëse jeni të prekura nga celuliti, këtu janë disa veshje “mike”.
– Rrobat e lirshme: Ato qëndrojnë butësisht në trup edhe kur ju uleni, pa shtypur asnjë pjesë trupi.
– Fundet e shkurtra: I lënë këmbët lirirsht për të marrë frymë dhe pa detyrim.
– Fundet e gjatë: Nëse me funde të shkurtra ndiheni në siklet, fundet e gjata përfshirë edhe pantallonat e lirshme janë një alternativë e mirë për të mbuluar këmbët dhe t’i lënë ato të lira.
– Pantallonat e gjëra: Këto janë gjithashtu të mira për t’u veshur edhe me atlete dhe i lënë këmbët tuaja pa kufizime për shkak të gjerësisë.
– Pantallonat me prerje të drejtë: Edhe këto janë rehatshme, klasike, elegante, që kurrë nuk dalin jashtë modës dhe me to këmbët e tua ndihen të lira.
– Pantallonat me prerje klasike: Për shembull, ato që veshim në zyrë. Gjithmonë të japin një liri të caktuar të lëvizjes dhe janë gjithmonë pothuajse të buta me trupin.
– Pantallona të shkurtra pambuku: Por jo xhinset sepse edhe pse të shkurtra shtrydhin këmbët tuaja, sidomos kur ju uleni. Pantallona të shkurtra pambuku, megjithatë, janë të përkryer për ditët e verës.
– Pantallona stil i burrave: Të përsosura për në zyrë. Ato janë elegante, por të buta me trupin.
– Fustan i gjatë rastësor: Ky është një alternativë e mirë për të dalë nëpër qytet, nuk ngjesh, të mbulon dhe ju mund ta vishni atë me atlete.
Burimi: TgCom24