Ish kryeministri Sali Berisha në foltoren e Parlamentit ka akuzuar Policinë e Shtetit si të inkriminuar lidhur me krimet e fundit të ndodhura në vend.
Për çështjen Frroku, Berisha tha se në Hollandë, policia ka dërguar gjurmë të prishura të Arben Frrokut, të dënuar me burg për vrasjen e Dritan Lamajt.
“Më 6 mars të erdhi njoftimi në Interpol, është arrestuar më 6 mars dhe është nisur kërkesa këtu. Iku marsi iku prilli ju të gjallë nuk bëheshit dot. Ju dërguat gjurmë të prishura dhe këtë i kërkoj komisionit të Sigurisë ta verifikoj se ky është informacjon që vjen direkt nga Interpoli.
Berisha ju drejtua Ramës duke i thënë të gjitha rastet e fundit të ndodhura në vend për çështjen Shullazi, vrasjen e Elton Çiços dhe fshehejen e provave si dhe vrasjen e Çollakut ku sipas Berishës ishte prokurori i Durrësit që fshehu provat. Ai ka marrë si rast shembulli edhe atë të Konjarit, supertrafikantit që kishte problem me Francën., pasaporta falco e të cilit është bërë sipas Berishës nga Elton Allushi me porosi të Sajmir Tahirit.
“Arben Frroku, i dënuari përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në 2013ën është arrestuar në Holandë me dokumente të falsifikuara. Me anë të një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit u raportua se identifikimi i tij u bë pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët holandezë. Fillimisht ishte ishkryeministri Sali Berisha ai që bëri publik ndalimin e Arben Frrokut në Holandë dhe menjëherë pas kësaj, Policia Shqiptare kërkoi informacion nga Zyra Qendrore Interpolit dhe Europolit pikërisht për këtë çështje. Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa ishte Gjykata e Apelit ajo që e dënoi me burgim të përjetshëm. Kështu, Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vendimit të Krimeve të Rënda më datën 4 prill 2015. Frroku u arratis nga Shqipëria pa lënë asnjë gjurmë në sistemin TIMS para se Apeli të jepte vendim përfundimtar ndaj tij. Gjatë kohës që Frroku ka qenë në arrati, më 8 korrik të vitit të kaluar ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkoi pafajësinë”.