Giuffredi: Hysaj po ndiqet nga skuadrat e mëdha, Napoli duhet t’i rrisë rrogën

Mario Giuffredi, agjenti i mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj konfirmoi për Radio Crc se lojtari i Napolit ndiqet nga skuadrat e mëdha europiane.

“Nuk kam pasur mundësi të takoj asnjë nga Bayern Munich, por e di që po monitorohet edhe nga klubet kryesore të La Liga-s, Premier League e Bundesliga. Tratativat janë një çështje tjetër. Ai është i kënaqur me qëndrimin në Napoli, por janë disa situata që duhet riparë”, tha agjenti.

Giuffredi foli gjithashtu edhe për kontratën aktuale të Hysajt, që sipas tij, duhet të rishikohet.

“Napoli ka bërë një investim me vlerë me të nëse shohim shifrën e investuar, ishte një blerje me intitutë. Pas një vitit, gjërat kanë ndryshuar. Në Europë, ai është një nga më të fortët në rolin e tij dhe situata duhet të rishikohet”. Hysaj ka dhënë garanci, kështu që është e drejtë që duhet të rishikohet pak nga gjithçka”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *