Ish kryeministri Sali Berisha është rikthyer në Parlament pas 10 ditësh përjashtim. Ai nuk i ka kursyer batutat e tij ndaj Ramës dhe deputetëve të PS-së duke i quajtur këta të fundit si tendermenë.
Ndërsa Ramës i është drejtuar duke e quajtur “zhgaravitës” duke ju referuar kështu pikturave të tij. Deputeti i PD-së Berisha doli para foltores duke renditur të gjitha akuzat e tij.
Ja disa batuta të Berishë drejtuar Ramës dhe deputetëve të PS-së:
Berisha për Ramën: Edi Ramës, i dhashë një këshillë që ma kishte dhënë në fëmijërinë time të hershme një mësues ndaj të cilit i jam shumë mirënjohës, mos lexo asgjë që s’kupton, para të tjerëve se del byk, byk, dhe e vërteta është që këtë këshillë njeriu i vetëm që s’mund të ma pranojë është Edi Rama, sepse po ti përmbahet kësaj do flasë vetëm për zhgaravinat dhe asgjë tjetër, që s’ia hedh kush sytë për foto, llogje, retorikë boshe.
Je i pafajshëm se nuk di çdo të thotë ky bazohet zhvillimi, nuk di zhvillim i qëndrueshëm, je tabula rasa në këto koncepte atëherë flet ashtu si fole, nuk di ç’do të thotë investime, klimë biznesi, rritje ekonomike, borxh publik, ndaj dhe flet këtu pak më të thënë analfabet, por analfabet plus disa gjëra të tjera mbrapa.
Berisha- deputetëve të PS-së:
O tendermenë, tenderat ju shkaktojnë gazrat më të mëdha, po ju jeni tendermenë, ka dhe ca të tjera, por tendermenë po.
Berisha ndaj ¬Ramës: Mësoje mirë o zhgarravitës, se zhvillimi fillohet me rrugën
U ktheve te Adil Çarçani, e ktheve në kohën e Çarçanit Kryeministrinë pa asgjë teknologjike, në një kohë kur në mbarë evropën ¬kabinetet janë domosdoshmëri, jo luks, por me ato kursen taksapaguesve bojë e letër, daktilografistë e shkresëbërës, i zhduke këto i ktheve në kohën e dajë spiros. Tu zgjua geni e të tërhiq mbrapsht. Hiqi se i vuri armiku Berisha dhe me armikun ka politikë zero dhe e dogje kabinetin.
Berisha për Shkëlqim Canin: Ku e ke anglishtfolësin (Arben Ahmetaj), coja se anglisht lexon ai të paktën, po ti që kishe lexuar sje aty, ti si lexoje ato. Turp që pyet se je i sektorit, ti jap unë po deshe, ti coj unë nëse nuk i ke ti. Ku lanë larot këtu që bëjnë kërdinë, të vijnë të huajt këtu, nuk vjen njeri më. Berisha për Ramën: Pse me të miat (investimet e huaja të ardhura para 2013) do jetosh ti? Dështimin tënd se mbulon dot me sukseset e mia. Firomose tubat, ato të kanë ngelur shkarravinat, puna është se vendi ka nevojë për investime.
Berisha ndaj Taulant Ballës: Bilbili i Vlorës dhe Labërisë. Ti nuk je kriminel. Ti ke përdhunuar një të sëmurë. Ti po vjedh pyjet e zonës tënde. Je i lidhur si mishi me thoin me pislliqe.
Berisha ndaj Ramës: Nuk i di ti këto se për ty tec dhe hidrocentral janë njëlloj. Ti nuk di terminologjinë. Edvin gënjeshtra
Berisha ndaj deputetëve: Natyrisht që do qeshni ju se ju jetoni aq sa ju japin