Një i ri shqiptar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Greqi dhe akuzohet për të paktën 19 vjedhje. Siç shkruajnë mediat greke shqiptari akuzohet se ka vjedhur pjesë të ndryshme makinash.
Policia thotë se, ai ka vjedhur pasqyra, goma dhe pjesë të ndryshme makinash për të paktën dy muajt e fundit. Ai shkonte nëpër parkingje dhe vidhte ç’të gjente.
Shqiptari ishte me precedentë penalë dhe ishte arrestuar edhe herë të tjera.