Gabitën me thika pronarin, arrestohen tre shqiptarë (Foto)

Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë të cilët janë kapur teksa grabisnin pronarin e një restoranti në Napoli.

Nën kërcënimin e thikave shqiptarët i kanë kërkuar pronarit italian paratë e xhiros. Ndërkohë janë kapur në flagrancë nga karabinierët.

Mediat italiane, duke iu referuar policisë raportojnë se të arrestuarit janë identifikuar si Altin Keshi, 38­vjeç, Emirjan Manga 29­vjeç dhe Ergon Merdini 20­vjeç, të gjithë pa leje të rregullt qëndrimi në vendin fqinj.

Ata akuzohen për tentativë grabitje dhe kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.

Ndërhyrjes së karabinierëve ata iu përgjigjën me dhunë, por së fundi u prangosën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *