Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri, ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës rreth orës 13:50 më zonën e “Bërrylit” në kryeqytet.
Policia sqaron se i riu ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 24.04.2016, rreth orës 13.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në zonën e “Bërrylit”, përballë me martenitetin e ri është plagosur një shtetas me armë zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë ku ka rezultuar se: Shtetasi V. V., 19 vjeç, banues në Tiranë, është plagosur në këmbë dhe ndodhet në S. Q. U. T., jashtë rrezikut për jetën”, informon policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave.
Ndërko forca të shumta policore po ushtrojnë kontrolle në territor për kapjen dhe ndalimin e autorit.