Kukësi-Laçi, vendoset finalja e Kupës së Shqipërisë

Nuk ka surpriza. Takimet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë kanë lënë në fuqi dy ekipet që vendosën superioritetin e tyre duke u shpallur favorite për të kapërcyer këtë tur që në ndeshjet e para. Skuadra e Kukësit ka fituar sërish në shtëpi përballë Flamurtarit, duke përsëritur të njëjtin rezultat, sikurse në takimin e parë në transfertë me rezultatin 2-0. Ndërkohë, në Korçë, rezultati ka qenë i ndryshëm, teksa Skënderbeu është rikthyer te fitorja pas tre humbjesh, por rezultati 2-1 për kampionët në fuqi, realisht favorizon laçianët.

Me përfundimin e dy takimeve, tashmë është vendosur finalja e Kupës së Shqipërisë që do të diskutohet mes Kukësit dhe Laçit. Skënderbeu-Laç 2-1. Skuadra e Kukësit ka vijuar serinë e saj të rezultateve pozitive, teksa ka fituar sot në shtëpi me rezultatin 2-0 në takimin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Trajneri Klodian Duro vazhdon të udhëheqë ekipin e tij drejt objektivit sezonal, që pas golave të Eminit në minutën e 69 dhe të Flores në minutën e 80’, është gjithmonë e më pranë. Nga ana tjetër, skuadra e Flamurtarit ka dëshmuar për të disatën herë pafuqinë e saj për të rivalizuar me kuksianët, për t’i dhënë lamtumirën Kupës dhe për tu përqendruar tashmë vetëm në mbijetesën në Kampionat.

Kukësi-Flamurtari 2-0. Pas plot tre humbjesh radhazi, skuadra e Skënderbeut më në fund është rikthyer sot te fitorja. Gjithsesi, fitorja 2-1 ndaj Laçit nuk mund të konsiderohet e suksesshme për kampionët në fuqi, të cilët janë skualifikuar sot zyrtarisht nga Kupa e Shqipërisë. Falë fitores me rezultatin 1-0 në shtëpi, skuadra e Laçit është kualifikuar për në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku do të ndeshet me Kukësin, ndërsa Skënderbeu tashmë i dedikohet ekskluzivisht vetëm kampionatit dhe garës me Partizanin.
Kukësi – Flamurtari 2-0

Shënues: Emini 69′ (11-m), Flores 80′

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Lladrovci, Malota, Mone, Nika, Karioka, Musolli, Flores, Dvornekoviç, Emini. Trajner: Klodian Duro

Flamurtari: Halilaj, Krasniqi, Pashaj, Lakoste, Çerkini, Idrizaj, Telushi, Nikolini, Hoxha, Lushtaku, Alvesh. Trajner: Zekerija Ramadani Gjyqtarë: Andi Koçi, Ridigert Çokaj, Erjon Velo.

Skënderbeu – Laçi 2-1

Shënues: Progni 53′, Plaku 79’/ Cetkoviç

Skënderbeu: Shehi, Lulaj, Osmani, Jashanica, Abazi, Progni, Orelesi, Eskuerdinja, Nafiu, Plaku, Renatinjo. Trajner: Mirel Josa

Laçi: Selmani, Ademir, Buljan, Gjoni, Çela, Gocaj, Mustafa, Musaj, Sefgjini, Cetkoviç, Malindi. Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Nertil Bregasi, Alfred Shkreta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *