Si u arrestuan Emiljano Shullazi dhe bashkëpunëtorët e tij

Pas arrestimit të të akuzuarve për gjobvënie dhe kërcënim me eksploziv, zbulohen detajet se si, dhe ku u prangosën Emiljano Shullazi, Gilmano Dani dhe Blerim Shullazi.

Fillimisht në pranga ka rënë Emiliano Shullazi. Ai u ndalua rreth orës 21.00, ndërsa gjendej te “Vila 1928” te “Rruga e Kavajës” në Tiranë.

Pas kësaj, miku i tij, Gilmano Dani ka shkuar te drejtoria e Vendore e Policisë së Tiranës për tu interesuar për “fatin” e shokëve. Ky ka qenë momenti dhe vendi, ku edhe Gilmano danit, ju vendosën prangat.

I fundit në pranga ka rënë BlerimShullazi. Ai u ndalua në banesën e tij në Krujë, rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm. Por, mësohet se gjatë kontrollit në banesë, Blerim Shullazit ju gjetën dhe ju sekuestruan rreth 3 kg kanabis si dhe disa fishekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *