Prodhonte mina me telekomandë, arrest me burg për Nadir Shirokun

Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e një 45 vjeçari, i cili u arrestua për prodhim të minave me telekomandë.

Gjatë seancës të zhvilluar me dyer të mbyllura gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Nadir Shirokun, 45-vjeçari Shiroku u arrestua 3 ditë më parë.

Në datën 13 prill, në vijim të operacionit “Porosia” të zhvilluar në 26 mars, policia e bëri të mundur arrestimin e Nadir Shirokut,  përgatitësi i minave me telekomandë të sekuestruara rreth 3 javë më parë.

Nadir Shiroku është personi i 4 i arrestuar i grupit kriminal që u kap me mina dhe me armë disa ditë më parë, ku 45 vjeçari kishte rolin e përgatitësit të minave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *