“HEC-et do të shkatërrojnë Alpet Shqiptare”

Aktivistët mjedisorë iu bashkuan vendasve në luginën e Valbonës në një fushatë për të ndaluar ndërtimin e gjashtë hidrocentraleve në Valbonë, duke thënë se kjo do ta shkatërronte turizmin në Alpet Shqiptare.

Aktivistët mjedisorë dhe banorët vendas po bëjnë fushatë për të ndaluar ndërtimin e gjashtë hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës, duke argumentuar se ato do të shkatërrojnë turizmin në Alpet Shqiptare.

Mjedisorët dhe vendasit protestuan në Tiranë dhe Tropojë të hënën kundër planeve. Pati edhe një protestë në Nju Jork, ky kryeministri Edi Rama, mbajti një takim me anëtarë të diasporës në Amerikë.

Lumi i Valbonës në zonën e Tropojës është një lum i pacenuar, që rrjedh nga Prokletije pranë kufirit me Malin e Zi përgjatë luginës që mban të njëjtin emër.

Lugina e Valbonës është pika më e rëndësishme turistike në zonë dhe është përfshirë në listën e parqeve kombëtare në 1996.

Por kjo nuk e ndaloi qeverinë nga dhënia e tre kontratave koncensionare nga 2009 në 2013 për ndërtimin e gjashtë hidrocentraleve në lum.

Tani që puna po fillon për ndërtimin e hidrocentralit të parë, vendasit dhe aktivistët mjedisorë kanë filluar të ndihen të alarmuar rreth pasojave mjedisore.

Lavdosh Feruni, një aktivist i njohur mjedisor, i tha BIRN se nëse hidrocentralet do të ndërtohen sipas planit, turizmi i Alpeve do të shkatërrohet.

“Kjo do të shkaktojë një dëm të madh ekonomik jo vetëm te vendasit që jetojnë me turizëm, por edhe ndaj Shqipërisë vetë, që pretendon se e sheh turizmin si një sektor të zhvillimit kombëtar,” tha Feruni.

Lumi i Valbonës. Foto: Facebook

Qeveria është në një dilemë për çështjen. Burime zyrtare nga ministria e energjisë i thanë BIRN se licencat për hidrocentralet u ofruan nga qeveria e krahut të qendrës së djathtë të Sali Berishës.

“Nëse ministria e energjisë anulon kontratat, mund të rezultojë në dëm financiar ngaqë kompanitë e lincensuara do të padisin dhe do të kërkojnë kompensim nga shteti,” tha një burim.

Por aktivistët mjedisorë thonë se kryeministri duhet të deklarojë një moratorium mbi ndërtimin e hidrocentraleve dhe të kërkojë kohë për të vlerësuar drejtësinë dhe legjitimitetin e vendimeve të qeverisë së shkuar.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesat më të mira të vendasve, mjedisit dhe turizmit – dhe shteti ka detyrën të ndreqë gabimet e së shkuarës,” tha Feruni për BIRN.

Edhe zyrtarët e lartë besojnë se është koha të rimendohet zgjidhja. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, i tha BIRN se ndërtimi i hidrocentraleve në një lumë të egër do të kishte ndikim të qartë te potenciali turistik i zonës.

Dedej gjithashtu ngriti dyshimin përse zyrtarët e të shkuarës miratuan HEC-et e reja në lumin Valbonë kur është një zonë e mbrojtur.

“Është koha që shteti të fillojë të negociojë me kompanitë për të gjetur një zgjidhje për ata që janë të interesuar në këtë histori,” tha ai.

“Mund të ketë një zgjidhje për situatën. Për shembull, shteti mund t’i kompensojë ato [kompanitë] duke ndërtuar HEC-e në zona të tjera,” sugjeroi Dedej. /Reporter.al/

(Boldnews)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *