OBSH-ja alarm: Ethet e verdha vdekjeprurëse po përhapen shpejtë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Republika Demokratike e Kongos është prekur nga ethet e verdha vdekjeprurëse. Gjithashtu sipas një raporti 21 njerëz kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Në një deklaratë, OBSH’ja tha se vdekjet kanë ndodhur në mes të muajit janar dhe mars të këtij viti, megjithatë, 151 raste janë të raportuara se janë të prekur nga ky virus, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ata gjithashtu thanë se ky virus përbën një rrezik serioz i cili mund të përhapet mjaftë shpejtë edhe në vendet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *