“Ethet” e arrestimeve, 21 persona në pranga për energji elektrike, pyje dhe ndërtim

21 persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës për veprat penale të vjedhjes së energjisë elektrike, ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Sipas policisë në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin kanë vepruar në terren 75 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE dhe janë kryer 2.432 kontrolle në terren.

Gjatë kontrolleve u evidentuan 22 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 22 autorë.

Nga këta, 10 autorë janë arrestuar në flagrancë, 10 autorë janë shpallur në kërkim dhe 2 autorë ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 24 raste të ndërtimeve pa leje.

Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 24 autorë nga të cilët, 6 autorë janë arrestuar në flagrancë, 16 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 autorë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 11 raste me 11 autorë, nga të cilët 5 janë arrestuar në flagrancë dhe 6 ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 8 raste me 8 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *