Siri, shpërthen mina e fshehur nga Isis: Vdesin katër fëmijë

Kanë vdekur të paktën katër fëmijë dhe gjashtë janë plagosur në Siri nga shpërthimi i një mine të vendosur nga luftëtarët e Shtetit Islamik në hyrje të Kobanes, në veri të vendit dhe pranë kufirit me Turqinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Observatori sirian për të drejtat e njeriut, duke shpjeguar se mina ishte vendosur përpara disa muajsh në këtë zonë që ka qenë arenë e luftimeve të ashpra mes xhihadistëve dhe kurdëve sirianë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *