Rrëzimi i helikopterit, Nishani takim me Llallën për të nisur hetim

Rrëzimi i helikopterit një ditë më parë në Shkodër ka bërë që prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla të ngrejë një grup hetimor për këtë ngjarje.

Burimet thanë se, kryeprokurori Llalla ka zhvilluar gjatë paradites së sotme edhe një takim me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani ku është diskutuar pikërisht për ngjarjen e rëndë.

“Në hetim do të përfshihet një ekip prokuroresh nga Prokuroria e Përgjithshme për hetimin e rrëzimit të helikopterit në Shkodër”, kanë bërë të ditur burime nga institucioni i akuzës.

Në hetim dhe verifikim do të merren të gjitha provat dhe videot edhe ato që janë bërë publike në rrjetet sociale dhe në mediat e ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *